U kap me drogë, polici i Durrësit flet në gjyq: Jam përdorues, jo shpërndarës

Efektivi i arrestuar i policisë së Durrsit, Fatmir Meço tha para gjykatës se ai nuk është shpërndarës i lëndëve narkotike por përdorues i saj.

Kjo deklaratë nuk ka ndikuar tek gjykatës së Durrsit, e cila vendosi për të masën e sigurisë arrest me burg. 33-vjeçari akuzohet për “Shpërdorim të detyrës” dhe “Prodhim e shitje të narkotikëve”.

Kliko per me shume info

Në burg u la dhe bashkëpunëtori i tij Fitim Selica. Për këtë rast prokuroria tha se punonjësi i patrullës Fatmir Meço ka kryer shpërdorim të detyrës duke shpërndarë drogë dhe duke e përdorur atë në ambientet publike, kryesisht në lagjen e tij, duke u kthyer në shqetësim për komunitetin.

Efektivi po ashtu ka rrëfyer se konsumimin e drogës e ka nisur kur është bërë pjesë e policisë, por në asnjë rast nuk ka qenë shpërndarës i saj.

Por sipas Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesave Fatmir Meço duke shfrytëzuar pozicionin e tij, u garantonte pjesëtarëve të grupit lehtësi në mbajtjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Në disa raste, dyshohet se ky punonjës policie ka transportuar dhe shpërndarë edhe vetë lëndë narkotike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here