Policia gjen 139 kg drogë në makinën e parkuar buzë rrugës në Greqi, shpallet në kërkim shqiptari

Aktualitet

Policia greke ka sekuestruar sot 139 kg 150 gramë marijuanë në Dhriso, në aksin e vjetër Janinë- Trikalla.

Sic raportojnë mediat greke, droga ishte e ndarë në 131 pako dhe u gjet në një mjet të parkuar në rrugë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Brenda në kabinë të mjetit u gjet edhe një pako e vogël me 68.8 gram marijuanë,

Sipas hetimeve paraprake, rezulton se mjeti ku u gjet droga është në pronësi të një shqiptari, 21-vjecar, i cili është shpallur në kërkim.

ME TE LEXUARAT