Operacioni më i madh antidrogë në kufi me Shqipërinë, arrestohen tre skafistët

Bota

Operacioni më i madh në historinë e Rojës Bregdetare u përfundua me sukses”. Kështu shkruajnë mediat greke, pas një aksioni ku një gomone u pikas në ujërat në veri të Korfuzit dhe më pas është përndjekur deri në brigjet e ishullit Tzia, Athinë.

Referuar mediave greke mësohet se operacioni i zhvilluar nga ajri dhe toka kishte si qëllim ndalimin e gomones me tre motorë nga 350 kuaj, e ngarkuar me një sasi të madhe hashash dhe drejtohej nga tre persona që më pas janë prangosur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë operacioni, i cili ka nisur prej 48 orësh janë përshirë njësia e anti-drogës, policia kufitare me mjete tokësore, detare e ajrore të forcave speciale.

Nuk bëhen ende të ditur nënshtetësitë e personave të arrestuar si dhe sasia e drogës së sekuestruar./klan

ME TE LEXUARAT