“Gomonia me 1.6 ton marijuanë i përket bandës Habilaj”

Gazeta greke “Kathimerini” ka shkruar sot në lidhje me kapjen e 1.6 ton drogë të shtunën. Sipas burimeve të kësaj gazete, bëhet me dije se lënda narkotike e gjetur në gomome mund të ketë lidhje me bandën e Habilajve.

“Kathimerini” shkruan se trafiku i kësaj sasie droge do të bëhej me herët, por trafikantët, u trembën nga zhvillimet në Itali dhe Shqipëri, pas arrestimeve të disa pjesëtarëve të bandës Habilaj. Dyshohet se grupi i Habilajve qëndron edhe pas dy përpjekjeve të mëparshme për trafikim të drogës drejt Greqisë e më pas me destinacion Turqinë.

LEXO EDHE:  Tahiri habit gazetarët: S'ka bir k*ve të më ndalojë!
Kliko per me shume info

Pas kapjes së gomones me 1.6 ton drogë, policia greke arrestoi në një hotel biznesmeni grek 63 vjeç, i cili menjëherë pas ngjarjes braktisi shtëpinë në Glifadha. Mësohet se disa nga gomonet që përdoreshin për trafikun e drogës, ishin në pronësi të një kompanie që ai kishte krijuar në Athinë dhe njëra kishte flamur holandez. Në makinën e tij janë gjetur një sërë dokumentesh që po përpiqej t’i zhdukte. Gomonia do e shkarkonte drogën në Turqi dhe do merrte heroinë për në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Nga nafta te bastet! Qyteti më i varfër i Shqipërisë nën “darën” e kumarit

Sipas mediave greke, ky grup ka tentuar të trafikojë drogë nga Shqipëria në Itali me gomone, në prill dhe shtator 2017. Në rastin e parë, në prill policia greke kapi gomonen me 1.5 ton marijuanë dhe arrestoi 2 grekë e 5 shqiptarë. Dy nga të arrestuarit rezultojnë me lidhje miqësore me 63-vjeçarin. Rasti i dytë ndodhi në shtator kur u kapën në Itali 2.3 ton marijuanë dhe u arrestua një italian 63 vjeç dhe një shqiptar 24-vjecar.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here