EMRAT/ Drogë në makinën “Audi A3”, bien në pranga tre të rinj nga Elbasani

Tre të rinj nga Elbasani kanë rënë në pranga pasi policia u ka gjetur drogë në makinën tip “Audi A3”.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit: Elvis Liçi, 26 vjeç, Ronaldo Beqiri, 19 vjeç dhe Domeniko Mama, 24 vjeç, të tre banues në Elbasan, shkruan LajmiFundit.al.

Kliko per me shume info

“Arrestimi i tyre, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë në mjetin tip “Audi A3”, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”- njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

© LAJMIFUNDIT.AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here