EMRAT/ Kapen me drogë e armë, arrestohen dy persona në Durrës, në kërkim një tjetër

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Blutë e Durrësit kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Luzi”, ku kanë vënë në pranga dy persona dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër.

Kliko per me shume info

Gjithashtu, është sekuestruar një sasi rreth 44 kg drogë e dyshuar si Kanabis Sativa dhe dy armë zjarri pistoletë.

Në pranga kanë rënë Lek Biba, 33 vjeç dhe Jurgen Tufa, 23 vjeç, të dy banues në Luz, Fushë-Krujë./LAJMIFUNDIT.AL/

NJOFTIMI I POLICISE:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast duke finalizuar me sukses operacionin e koduar”Luzi”.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

  • Lek Biba, 33 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë;
  • Jurgen Tufa, 23 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

    • F.B. 32 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë.

Më datë 22.11.2017, në Luz, Fushë – Krujë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Opel Corsa me drejtues shtetasin Jurgen Tufa dhe pasagjer shtetasin Lek Biba i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

  • rreth 44 kg lëndë narkotike e dyshuar e Cannabis Sativa
  • dy armë zjarri pistoletë me mbishkrimin “Ecol Special 99”, kalibri 9 mm me kreher dhe fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 283/2 , 278/1/5 të Kodit Penal.

/LAJMIFUNDIT.AL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here