Gomonia plot me drogë nga Himara në Greqi, dalin pamjet e arrestimit të trafikantëve

Mediat greke kanë publikuar pamjet e operacionit antidrogë ku u kapën 11 persona, 6 prej të cilëve shqiptarë.

Bëhet fjalë për rastin e bujshëm të kapjes së gomones me 1.6 tonë drogë që thuhet se ishte nisur nga Himara.

Kliko per me shume info

Në video shfaqen çaste nga transportimi i personave të arrestuar drejt komisariatit të qytetit. Gomonia ishte 12 metra e gjatë dhe sipas mediave greke ajo kishte itinerar shtetet Shqipëri-Greqi-Itali.

11 persona kanë përfunduar deri më tani në prangat e policisë greke, mes të cilëve 6 shqiptarë, 2 italianë, 2 grekë dhe 1 bullgar. Deri më tani mësohet se 2 nga skafistët janë nga Saranda dhe i treti është italian. Njëri nga skafistët është identifikuar si Arban Baxheri, 32-vjeç dhe tjetri me emrin Ervis, të dy nga Saranda. Dy personat janë me precedentë penalë, ndërsa skafisti italian është 62 vjeç, i skeduar për trafik narkotikësh.

Të dy skafistët nga Saranda janë me precedentë penalë, njëri prej të cilëve, 32-vjeçari ka marrë plagë me plumb në shpatull. Ndërkaq skafisti italian,62 vjeç, është me precedentë ne trafik narkotikësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here