Masakroi gruan me thikë në Itali, detaji i errët nga e kaluara e 37-vjeçarit shqiptar

Dritan Sulollari, 37-vjeçari shqiptar që vrau dje gruan e tij në Itali ishte një punonjës shumë i mirë për ish-pronarët. Mediat italiane në përpjekje për të zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi në praninë e djalit 8-vjeçar, kanë marrë dëshmi të shumta, si nga miqtë ashtu edhe nga fqinjët dhe ish-punëdhënësit e tij.

Sipas ish-punëdhënësve të tij, nga pikëpamja profesionale, Dritan Sulallari ishte shumë i mirë. 37-vjeçari kishte punuar kamerier në disa piceri. “Ai dinte se si të merrej me klientët dhe nuk i shpëtonte asgjë. I mjaftonte një shikim me bisht të syrit për të pasur nën kontroll të gjithë situatën e sallës”, thonë ata.

Kliko per me shume info

Por, mediat kanë zbuluar edhe një detaj të errët nga e kaluara e tij. Pavarësisht se ishte punonjës shumë i mirë, disa vjet më parë ai ishte larguar nga një piceri në Gorizia pasi një kolege e kishte akuzuar për ngacmim seksual.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në Udine të Italisë, ku Sulollari emigrant prej 20 vitesh ka therur me thikë gruan e tij Migenën 30 vjeçe. Ngjarja ndodhi në banesën e çiftit, ku shqiptari ka masakruar me thikë gruan e tij e më pas ka telefonuar policinë duke iu thënë “Hajdeni sepse kam vrarë gruan time”. Akti i rëndë erdhi pas një sherri për motive xhelozie

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.