“Drejtoresha e tatimeve” do të bëjë dasmë, aktorja e Portokallisë rrëfen planet e saj

Delinda Zhupa, aktorja e Portokallisë e cila u bë e njohur me rolin e saj si “drejtoresha e tatimeve” ka treguar se shumë shpejt mund të martohet.

Bukuroshja e cila pak kohë më parë ka sjellë në jetë djalin e saj, Desantinin, me partnerin Eldo Disha ka treguar në Pop Culture se tashmë për të jeta ka marrë rrjedhë tjetër.

Kliko per me shume info

Aktorja u kthye shumë shpejt në punë dhe po kaq shpejt e mori veten edhe fizikisht. Disa kilogramë të shtuar, sidomos në muajin e fundit të shtatzënisë, pasi filloi puna, u zhdukën dhe në vetëm pak muaj, Delindaështë me të njëjtën peshë si para shtatzënisë.

Lidhja me Eldon, bashkëjetesa dhe më vonë edhe lindja e djalit erdhën në një kohë relativisht të shpejtë, por çifti nuk i kanë lënë mënjanë planet për të bërë dasmë. Prej kohësh, Delinda dhe Eldo kanë menduar që të organizojnë një ceremoni për veten e tyre dhe për miqtë e ngushtë.

Këtë, aktorja e ka konfirmuar edhe pasditen e sotme, kur tha se ndonëse janë zyrtarisht të martuar ajo pka dëshirë që ta veshë fustanin e bardhë.

Pak kohë më parë, përveç punës në “Portokalli”, Delinda së bashku me bashkëshortin kanë hapur edhe një biznes në Tiranë, një studio multiartistike në tri disiplina. Çifti japin kurse për fëmijë në aktrim, pikturë dhe balet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.