Urdhërarrestet/ Dosja “Tahiri e Habilaj”, kush është ish drejtori i Policisë Vlorë

Disa javë pas kërkesës për arrestimin e Saimir Tahirit, tashmë Prokuroria ka bërë lëvizjen e rradhës për ndalimin dhe prangosjen e 3 ish zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit, të dyshuar si të përfshirë në trafikun e drogës në bashkëpunim me grupin e Habilajve.

Deri më tani mësohet se i pari për të cilin do të kërkohet ndalimi është ish drejtori i Policisë së Vlorës Jaeld Çela.

Kliko per me shume info

Prokuroria dyshon se Çela dhe dy ish zyrtarë të tjerë të lartë kanë lidhje me grupin kriminal të Habilajve. Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar urdhërat në Policinë e Shtetit, e cila pritet të ekzekutojë vendimet.

Jaeld Çela e drejtoi policinë e Vlorës nga shtatori i 2014, deri në prill të vitit 2017, ku me ardhjen e Ministyrit Xhafaj në krye të Ministrisë së Brendshme ai u zëvendësua.

Mbetet për t’u parë lëvizja tashmë e policisë e cila do duhet të arrestojë zyrtarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.