Zbulohet dosja e prokurorisë për Habilajt: Saimir Tahiri bashkëpunoi me grupin e drogës

Në kuadër të hetimeve të kryera (gjithmonë sipas informacionit referues) u arit të zbulohej se personi nën hetim Moisi Habilaj, së bashku me persona të tjerë, kishin bashkëpunuar me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Kështu thuhet ndër të tjera në dokumentet e dosjes së prokurorisë së krimeve të rënda ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri.

Kliko per me shume info

Në këtë fletë të dosjes të publikuar nga gazetari Basir Collaku, theksohet se hetimet për cështjen e bashkëpunimit të grupit Habilaj me policinë, kishin nisur në prill 2017 pas një referimi të bërë nga Shëerbimi Informativ Shtetëror.

Ndërkohë hetimi për grupin në fjalë dhe parcelat e tyre të drogës kishte nisur në vitin 2016 bazuar po në një referim të SHISH ku akuzoheshin polici i Vlorës Renato Avdyli, Shkëlqim Kociaj, Xhovalin Baco, Marjus Bajrami, Reshat Radhima, Taulant Haxhiraj e Klajdis Imeri për të cilët u përfunduan hetimet dhe u dërguan në gjykim.

Këta shtetas rezultoi se ishin përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike se bashku me shtetasit Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Nazer Seitaj dhe Matan Matani- thuhet ndër të tjera në dosjen e prokurorisë./lajmifundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here