“Dosja Habilaj”/ Prokuroria kërkon 3 ish-zyrtarë, Berisha nxori emrin e katërt, ja sa persona të tjerë po hetohen

Aktualitet

Ministria e Brendshme konfirmoi sot se ka marrë nga Prokuroria për Krimet e Rënda dy urdhra-ndalimi dhe një vendim të Gjykatës për Krimet e Rënda, për masë sigurie në mungesë “Arrest në burg”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Urdhër-ndalimet janë nxjerrë për shtetasit:

– Jaeld Çela, ish-Drejtor i Policisë Vendore Vlorë, liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion që prej muajit Prill 2017; i dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Trafikim të narkotikëve”, të kryer në bashkëpunim në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284, 283/a dhe 333/a.

– Gjergj Kohila, ish-shef i Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion që prej muajit Maj 2017; i dyshuar për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 284 dhe 333/a, të Kodit Penal.

– Vendimi i Gjykatës në mungesë për masën e sigurisë “Arrest në Burg” është nxjerrë për shtetasin Sokol Bode, ish-shef i Postës së Policisë Kufitare Dhërmi, Vlorë, i pezulluar nga detyra në datë 25 Tetor 2017; i dyshuar për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 284 dhe 333/a, të Kodit Penal.

Por ne mesdite ish kryeministri Sali Berisha nxori edhe ne emer te katert. Sipas tij, “Qytetari dixhital informon: Alban Çela tezaku? i Sajmir Trafikut, ish narkodrejtori i narkopolicise se Shkodres, eshte balozi i katert me uniforme i droges, per te cilin eshte leshuar mandat arresti! sb”.

Por burimet thane se jane edhe 8 ish zyrtare Policie te cilet kane qene ne detyre ose edhe jane ende, te cilet po hetohen per lidhjet e tyre me ceshtjen “Habilaj, per te cilet organi i akuzes pritet të nxjerrë urdhër-arrest.

“Panorama” pati raportuar me heret, kur doli ne drite dosja “Habilaj” se ishin ne hetim 12 zyrtare dhe ish zyrtare te Policise se Shtetit. Oret ne vijim priten te tjera zhvillime.

ME TE LEXUARAT