“Dosja Habilaj” dhe denoncimi i Zaganit, flet Nishani: Ja çfarë bëra unë atë kohë

Ish-presidenti Nishani i ftuar në emisionin “Te pa ekspozuarit” për të diskutuar për situatën e drogës në vend.

I pyetur nga gazetari Ylli Rakipi për deklaratat e Zaganit, Nishani i ka quajtur denoncim publik, dhe jo thjesh deklarata nga një ish-zyrtar i shtetit.

Kliko per me shume info

“Kemi një denoncim nga një oficer i lartë i policisë. Në këtë moment nga denoncimi nga sa kemi parë askush nuk është marrë me këtë denoncim. Pas saj është ardhja e dosjes së përgjimeve të antimafjas italiane. Këto dokumenta na konfirmuar me fakte të pakundërshtueshme, si fakt publik dhe juridik. Dosja na provoi se grupi Habilaj ka bërë trafikim të drogës edhe para deklaratave të Zaganit” tha Nishani.

LEXO EDHE:  Xhafajt në Fier: Shumë shpejt, do godasim grupet kriminale që veprojnë në këtë qark

“Presidenti nuk ka dëgjuar vetëm këtë denoncim të Dritan Zaganit, por ka marrë informacion nga SHISH për këtë çështje. Habilajt janë trafikantë të dorës së dytë.Në nëntor të vitit 2016 për shkak të informacioneve të ndërkombëtare ne mblodhëm Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe informuam autoritetet. Shqetësimi për presidentin në atë kohë ka qenë legjitim dhe situata që ne kemi mbërritur tani tregon se ato shqetësime që e diskutuam nuk u ndoqën. ”, tha ish presidenti.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here