“Dosja Habilaj”/ Nën hetim 40 persona, ja ku e mori ‘Audin’ Saimir Tahiri

Aktualitet

Zyrtarisht dosja voluminoze e grupit kriminal “Habilaj”, e përkëthyer nga specialistët e ministrisë së Drejtësisë, ka mbërritur këtë të martë te prokuroria e krimet e rënda.

Abc News ka arritur të mësojë se nën hetim janë rreth 40 persona, ndër të cilët edhe ish-ministri brendshëm Saimir Tahiri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fillimisht dosja ka kaluar në prokurorinë e përgjithshme, ku në total janë 1800 faqe të cikluara.Ky hetim po zhvillohet në të anët e adriatikut ku më herët gjykata e katanias kishte lënë në masë sigurie arrest me burg, Moisi Habilaj, i cilësuar nga akuza si kreu i grupit kriminal. Për të njëjtën dosje, qëndron pas hekuerave në vendin tonë, financieri i Habilajve, Nezar Seitaj dhe Armando Koçerri. Këtij të fundit iu gjetën në banesën e tij në Babicë të Vlorës rreth 4 ton kanabis. Ndërkohë, vijon të jetë në kërkim edhe vëllai tjetër i Moisiut, Florian Habilaj.Gjithashtu, në dokumentat të përkthyera gjendet edhe shumë udhëtime me automjetin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të cilin ia kishte shitur më herët familjarëve të Habilajve.

ABC Neës ka arritur të sigurojë nga përgjimet e kryera se zyrtarisht DeputitiTahiri kishte udhëtuar gjashtë here jashtë vendit me Audin A8. Burime konfidenciale pohojnë se, rasti më tipik i përgjimeve është kur Tahiri, kthehet me ish-atuomjetin e tij nga Italia.Nga përgjimet rezulton se, Deputeti kishte marrë në kthim makinën tip Audi A8 në qytetin e Romës dhe nga përgjimet dyshohet se automjet ia kishte dërguar një nga pjesëtarët e grupit të Habiljave.

Me përfshirjen e 40 persoanve nën hetim nga pala Italiane dhe ajo Shqiptare, prokuroria e krimeve të rënda kërkon të rikthejë edhe njëherë dosjen në “site”, pasi shumë çështje ose janë ndarë ose janë pushuar. Rreth 1 muaj më parë e njëjta prokuroria kishtë kërkuar leje nga këshilli i mandateve për hetim në masë sigurie arrest me burg për Tahirin, por ajo kërkesë u rrëzua në Parlament me 75 vota kundër.AbcNews

ME TE LEXUARAT