Dorëhiqet Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit: Ju kërkoj falje, dështova!

Sport

Ashtu siç ishte parashikuar më parë, Carlo Taveçhio dha dorëheqjen nga posti i presidentit të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC)

Gjithçka ndodhi në mbledhjen e Këshillit Federal të këtij institucioni, që zgjati vetëm 15 minuta.

Taveçhio, që pak orë përpara kësaj mbledhjeje u duk se nuk kishte ndërmend ta ndërmerrte këtë hap, pasi dëgjoi të gjitha deklaratat e përfaqësuesve të ligave të futbollit italian, në fund u dorëzua duke e lënë bosh vendin e tij në krye të qeverisë së futbollit italian.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por jo vetëm kaq, Taveçhio kërkoi dorëheqjen edhe për të gjithë anëtarët e Këshillit Federal, kërkesë kjo që është pranuar. Largimin e Taveçhios dhe anëtarëve të këtij këshilli e kërkuan të gjithë, duke nisur nga sindikata e futbollistëve, drejtuesit e Lega Pro, politikanët dhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Italian (CONI), Giovanni Malago.

Dorëheqja e Carlo Taveçhios erdhi një javë pas dështimit të përfaqësueses italiane të futbollit në kualifikueset e Botërorit 2018. Të kaltrit u eliminuan në fazën e “play-off”-it nga Suedia, me rezultatin e përgjithshëm 1-0 të vendosur që në ndeshjen e parë, pasi sfida e kthimit u mbyll 0-0.

“Ambiciet politike na penguan që të diskutonim arsyet e këtij eliminimi dhe për këtë arsye unë dhashë dorëheqjen nga posti im”, ishte deklarara e Taveçhios për “Sky Sport”.

Ndërkohë mësohet se, brenda 90 ditëve, Federata Italiane e Futbollit do të organizojë zgjedhjet e reja për postin e presidentit të këtij institucioni./top channel

ME TE LEXUARAT