“Ne kemi ujkun përpara, ambasadori thotë ja gjurmët, Donald Lu më bën për të qeshur”

Kliko per me shume info

Analisti Fatos Lubonja ka reaguar mbi deklaratën e ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, sipas të cilit në janar do të nisë arrestimi i peshqve të mëdhenj. Sipas Lubonjës duhet të ketë veprim të shpejtë dhe nuk duhet pritur viti tjetër për të ndërhyrë.

“Këto deklarata më bëjnë për të qeshur sepse ne kemi ujkun përpara, Lu thotë gjurmët në vitin 2018. Ne kemi nevojë për veprim shumë të shpejtë dhe nuk e di se çfarë ka parasysh ai kur flet për ‘peshq’ të mëdhenj se ‘peshqit’ e mëdhenj, Tahiri dhe Rama janë aty”, – tha Lubonja për News 24.

Kliko per me shume info

I pyetur nëse e prish imazhin e qeverisë çështja ‘Tahiri’, analisti u shpreh se duhet të jesh miop të mos kuptosh se çfarë po ndodh me krimin dhe drogën në vend.
“Duhet të jesh miop për të mos kuptuar dhe parë se çfarë po ndodh në vend. Shumica e qytetareve e dinë se çfarë po ndodh me korrupsionin dhe me kanabisin. Ata e dinë se çfarë ka ndodhur me kanabisin. Do thoja papërgjegjshmëri. Edhe policia është e përfshirë në krim. Nuk di çfarë duhet në një vend normal. Imazhi i qeverisë është i zbuluar dhe perdja ka rënë komplet. Edhe pse është lakuriq qeveria, ne nuk kemi instrumentet e duhura për të zgjedhur institucionalisht këtë situatë. Lu thotë prisni 2018 dhe kjo është e tepërt mendoj”, tha Lubonja.
I pyetur nëse është koha për të zhvilluar protesta nga opozita, Lubonja u shpreh se ajo duhet të mbështesë drejtësinë.
“Unë mendoj se opozita në këtë situatë ku jemi duhet t’i japë mbështetje drejtësisë për të vepruar, por pa u bërë ata prokurorë. Këtu është e keqja se ne nuk kemi arritur të kemi drejtësi, por ngatërrojmë drejtësinë me politikën”, tha Lubonja.

2 COMMENTS

  1. ky luja mire qe nuk shikon mire ndoshta ka nevoje te nderroj numrin e syzeve.por me duket paki manget ne tru per mos te thene ndonje gje tjeter.i ka siq thote edhe lubonja para syve por nuk don ti shikoje.per mendimin tiùm ky edhe ajo tjetra qe ka blere vile ne tirane jane te perfshire ne kete korrupsion e perfitojne nga korrupsioni e krimi.keta dy personazhe duhet deskrititu.mos mendoni se une po i shaje se nuk kam asgje personale por po jap opinionin tim.jam korrekt ashtu siq ka thene rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.