Lidhjet e politikës me krimin, Donald Lu përmend 4 emra: Luftoni “peshqit e mëdhenj”

Ambasadori amerikan Donald Lu ngriti edhe njëherë shqetësimin e lidhjes së politikës me krimin, duke përmendur disa emra gjatë prezantimit të rezultateve të operacionit “Forca e Ligjit” në Ministrinë e Brendshme.

Sipas ambasadorit amerikan, nëse mohohen këto lidhje, duhet të shqyrtohen rastet e katër individëve që ai i përmendi me emra konkretë.

Kliko per me shume info

“Ju keni një shprehje “dielli duket që në mëngjes”. Na pëlqen që ky plan veprimi e pranon qartë dhe prerë se krimi i organizuar shqiptar është problem serioz dhe kërcënim për sigurinë kombëtare. Deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve kriminale. Shqipëria ka një problem mes lidhjeve mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Nëse e mohoni këtë shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Mark Frrokut, Elvis Roshit dhe Gentian Mahmutajt. SHBA do angazhohen fuqimisht kundër krimit të organizuar pavarësisht lidhjeve që mund të ketë me politikanë, biznesmenë, gjyqtarë e prokurorë. Ju thoni “peshku i madh e ha të voglin”. Për një herë të vetme në Shqipëri le të hamë peshkun e madh”, tha Donald Lu.

FJALA E PLOTE

Ne kemi një shprehje “veprat flasin më shumë se fjalët”. Kolegët e mi të ICITAP, OPDAT që ndihmoi Prokurorinë dhe FBI amerikane janë këtu për të angazhuar sërish në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri.

Programi ynë për ndihëm ndaj policisë është përgatitur për të pasur këshilltarët ndërkombëtarë që do të punojnë brenda kësaj task-force ndër institucionale. Ndihma jonë për prokurorinë dhe policinë do të mbështesë zhvillimin e institucioneve të reja në luftën kundër krimit të organizuar, SPAK dhe BKH-në. gjithashtu kemi edhe një agjent të ri special të FBI-së, I specializuar në krimin trans kombëtar, I cili do të punojë në Tiranë për disa muaj në mbështetje të kësaj përpjekjeje.

Po flasim me vepra dhe jo me fjalë. Ne në Amerikë kemi edhe një shprehje tjetër “dreka falas nuk ekziston”. Nëse Amerika dhe vendet e BE-së do të vendosim burimet dhe besueshmërinë tonë në luftën kundër krimit të organizuar, ne presim rezultate. Çfarë presim? Presim që ky plan agresiv I qeverisë së Shqipërisë të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm që ky sukses të vazhdojë në 2018 me SPAK dhe BKH.

Partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë e presin këtë. Populli shqiptar e kërkon dhe e meriton këtë.

Së fundmi, ju keni një shprehje në gjuhën shqipe “dielli duket që në mëngjes”. Na pëlqen që ky plan veprimi e pranon qartë dhe prerë që krimi I organizuar shqiptar është një problem serioz dhe një kërcënim për sigurinë kombëtare. Plani gjithashtu pranon që deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve kriminale.

Ajo që dimë gjithashtu është që Shqipëria ka një problem në lidhjen mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Nëse e mohoni këtë iu lutem të shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Mark Frrokut, Gentian Muhametit dhe Elvis Roshit. Ky nuk është problem I vetëm një partie, ky është një problem që ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizmit.

Populli shqiptar ka fjalën tonë se SHBA do të angazhohen fuqimisht kundër krimit të organizuar pavarësisht lidhjeve që mund të ketë me njerëz të fuqishëm përfshi politikanë, gjyqtarë, prokurorë apo biznesmenë të fuqishëm. Asnjë nuk është mbi ligjin.

Në gjuhën shqipe ju thoni “peshku I madh e ha të voglin”. Për një herë të vetme në Shqipëri le të hamë peshkun e madh.

1 COMMENT

  1. po ik o legen!perse nuk ta mban te permendesh ramen,xhafen tahirin apo bashen berishen mediun meten etjere?apo ke frike se te del emri yt e i asaj shoqes tende vllahutin?pas cdo pseudo refarme apo aksioni vetem populli i thjeshte e han se “te fortit” qe i perkrah politika apo ato qe i vjele nuk merret kush me to.uj jani te korruptuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here