Zbulohet Dokumenti/ PS votoi në Kuvend që Tahiri të mos dalë nga Shqipëria

Kliko per me shume info

Një ditë pas largimit ë Saimir Tahirit nga Shqipëria është zbuluar një dokument, në të cilin Kuvendi ka miratuar që Prokuroria të mos lejoj daljen e deputetit nga vendi. Në këtë dokument të miratuar në 25 tetor, shpjegohet se Kuvendi ka dhënë autorizimi Prokurorisë për kontrollin e banesës por edhe për mos lejimin e daljes jashtë shtetit.

Pjesë nga dokumenti

Kliko per me shume info

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë Vendosi:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë për Krimet e Rënda, Tiranë për:

  • Dhënien e autorizimit për kontrollin personal dhe të banesës për deputetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Saimir Tahiri.
  • Dhënien e autorizimit për ndalimin e daljes jashtë shtetit, detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, ndalimin dhe detyrimin për të qëndruar në një vend të caktuar, si masë shtrënguese të heqjes së lirisë në kuptim të shkronjave “a”, “b” dhe “c”, të nenit 232, të Kodit të Procedurës Penale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.