Dokumenti/ Kumbaro gënjeu në komisionin për Butrintin

Kliko per me shume info

Për t’u siguruar që atje nuk ka një impakt negative të vlerave universale unë do t’ju lutesha që autoritetet kompetente të ndalojnë punimet e reja deri në momentin kur të kemi një vlerësim të projektit nga Trupa Këshilluese Ndërkombëtare ICOMOS”.

Kliko per me shume info

Kryetarja e komisionit parlamentar të medias, Albana Vokshi i tha ministres Kumbaro se: “Janë një, dy, tre, katër gjëra që i keni shkelur. UNESCO ju tha ndërprisini punimet në mënyrë urgjente”.

Përgjigja e ministres Mirela Kumbaro ishte: Jo, nuk tha ashtu, nuk është e vërtetë. Unë s’e kam problem t’i hap dhe njëherë ato dosje e t’i lexoj këtu

 

 

Albana Vokshi insistoi duke e pyetur ministren: A ju ka kërkuar UNESCO ndërprisni punimet, derisa projekti të shikohet nga institucionet përkatëse të UNESCO-s?

Përgjigja e ministres Mirela Kumbaro ishte: E përsëris, nuk është e vërtetë.

Por cila është e vërteta? A janë të sakta deklarimet e ministres Kumbaro gjatë seancës dëgjimore në komisionin e Medias? Deklarimet në komisionin parlamentar të Medias nga ministria Kumbaro përmes këtij dokumenti faktohen se janë të gënjeshtërta.

 

Dokumenti i datës 9 Tetor 2017 siguruar nga Report TV, hartuar nga Mechtild Rossler drejtoreshë e Qendrës për Trashëgimisë Botërore në UNESCO.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here