Kreu marrëdhënie me të miturën, dëshmia e 22-vjeçarit nga Fieri: Jemi të dashuruar

Aktualitet

Një 22-vjeçar nga fshati Kallm është arrestuar sot nga Policia e Fierit pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare.

13-vjeçarja ishte larguar nga shtëpia, dhe policia e ka gjetur me të riun, të cilit i ka vënë prangat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas prindërve të vajzës, 13-vjeçarja është larguar disa herë nga shtëpia, por vetëm këtë herë është vonuar shumë, çka i ka detyruar prindërit të bëjnë denoncim në Polici.

Ndërkohë 22-vjecari dhe e mitura kanë thënë në Polici se janë të lidhur prej kohësh.

“Kam lidhje serioze me Oltin”, ka thënë e mitura.

Edhe i riu ka pohuar se janë të lidhur prej kohësh.

“Jemi të dashuruar, nuk e kam marrë me zor”, ka thënë 22-vjeçari Oltjon Buzi në polici.

Ai akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, por me sa mësohet 22-vjeçari dhe 13-vjeçarja kanë kryer marrëdhënie edhe më parë.

ME TE LEXUARAT