Djali i George Soros takohet kokë më kokë me Edi Ramën në Tiranë

Aktualitet

Djali i multimiliardierit amerikano-hungarez, George Soros, i cili ndodhet prej 2 ditësh në Shqipëri, së fundmi ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin Edi Rama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky takim është bërë publik nga vetë djali i manjatit, Alex Soros, i cili ka publikuar një foto nga takimi në Kryeministri me Ramën.

Në mbishkrim të foto, Alex Soros, shkruan: “Ishte një takim i mrekullueshëm me vizionarin Edi Rama, në Tiranë, në një nga zyrat më unike dhe më speciale që një zyrë e kreut të qeverisë mund të ofrojë”, ndërsa shton epitetet për Ramën si artist, shkrimtar dhe basketbollist profesionist.

Kujtojmë se vizita e Alex Soros, vjen në një kohë kur qeveria Rama 2 ndodhet në kushte aspak të favorshme, nga publikimi i skandaleve të ndryshme.

George Soros ishte një nga financuesit e reformës në drejtësi dhe ekspertë të Fondacionit dhanë kontribute në hartimin e një drafti, i cili në mbi 70 % të tij u rrëzua nga Komisioni i Venecias.

ME TE LEXUARAT