"Divorci" i vështirë, Britania paralajmëron BE-në për pasoja

Bota

"Divorci" i Britanisë së Madhe me Bashkimin Europian po bëhet gjithnjë dhe më i vështirë.

Ministri britanik për Brexit, David Davis, paralajmëroi Gjermaninë dhe vendet e tjera europiane që të mos vendosin politikën para prosperitetit, ndërsa janë në negociata për ndarjen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministri Britanik, gjatë fjalës në një konference ekonomike në Berlin, pranoi se bisedimet me BE mbeten të vështira, ndërsa anashkaloi nçështjen e shifrës që Britania duhet t’i paguajë Brukselit për faturën e divorcit, ndërsa mediat raportojnë se kryeministrja Theresa May po përgatit të zgjidhë ngërçin duke dyfishuar ofertën e saj në rreth 40 miliard paund.

Por ministri britanik bëri një paralajmërim diplomatik se Gjermania dhe vendet e tjera evropiane duhet të kenë kujdes së mund të dëmtojnë ekonomitë e tyre duke i dhënë prioritet çështjes politike, si dëshira për të ndëshkuar Britaninë për largimin.

“Unë e di se askush nuk do të lejonte që interesat afatshkurtra të dëmtojnë përfitimet e arritura me vështirësi. Sepse vendosja e politikës para prosperitetit nuk është kurrë një zgjedhje e zgjuar”, deklaroi Davis.

Duke paraqitur vizionin e tij post Brexit, Davis theksoi se qeveria britanike shpreson që të negociojë një marrëveshje speciale tregtare me Brukselin, pavarësisht se dokumentet e zbuluara nga mediat sugjerojnë se Britanisë do t’i ofrohet një marrëveshje vazë e ngjashme me atë që BE ka bërë me Kanadanë.

ME TE LEXUARAT