Divorci i prindërve çon 13-vjeçaren në aktin ekstrem

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në kryeqytet, ku një e mitur 13-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar.

Kliko per me shume info

Sipas burimeve nga policia, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ku vajza me inicialet E.H., ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar 2 pako me paracetamol. Shkak për këtë akt dyshohet të jetë bërë divorci i prindërve të saj. Por sikur të mos mjaftonte kjo, 13-vjeçarja ka nxjerrë një brisk dhe ka tentuar të presë damarët.

Fatmirësisht ajo është parë nga fqinjët të cilët kanë lajmëruar menjëherë familjarët e vajzës, e më pas e kanë dërguar atë me urgjencë në QSUT, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Prindërit janë shprehur se ata janë në procedurat e divorcit, dhe vajza u është lutur që të mos ndahen, duke forcuar kështu dyshimet e policisë, se divorci i prindërve mund të jetë shkaku i këtij akti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.