Diskutimi për Korenë e Veriut, Donald Trump dhe Vladimir Putin mund të takohen në Vietnam

Çështja e koresë së Veriut ka shkaktuar tension mes SHBA dhe Rusisë. Ndonëse Trump kërkoi mbështetjen e Kësaj të fundit për të ndaluar liderin e vendit diktatorial, ende nuk ka ardhur asnjë reagim zyrtar nga Kremlini.

Megjithatë Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin mund të takohen gjatë kësaj jave, ndërsa do të marrin pjesë në një takim të nivelit të lartë që zhvillohet në Vietnam, sipas një njoftimit të sotëm të Kremlinit.

LEXO EDHE:  Vritet gazetari në transmetim Live
Kliko per me shume info

Këshilltari për çështjet e jashtme i presidentit Putin, Yuri Ushakov tha se “ka çështje për t’u diskutuar dhe se Moska është gati për këtë takim”.

Ai tha se të dy udhëheqësit do të takohen mes sesioneve të forumin vjetor të Bashkëpunimit Ekonomik të vendeve të Azi-Paqësorit, që fillon të premten në Danang të Vietnamit.

LEXO EDHE:  Deklaratat e luftës, tërhiqet Erdogan: Nuk duam tensione me Greqinë

Ai tha gjithashtu se në një moment presidentët Trump e Putin mund të zhvillojnë një takim më “të gjerë” kokë më kokë, por për këtë nuk është caktuar ndonjë datë.

Gjatë kësaj jave, zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov i tha agjencisë ruse të lajmeve RIA se nëse dy udhëheqësit takohen “do të ketë shumë mundësi” që ata të diskutojnë lidhur me Korenë e Veriut.

LEXO EDHE:  Fjalët e 4 vjeçarit që tronditën botën – Në çantë kam shallin e nënës dhe motrës nuk kam asgjë tjetër

Megjithatë ai tha se aktualisht, nuk ka bashkëpunim mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për Korenë e Veriut.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here