Disa pyetje “kritikët” e Ramës për Lulin/ Po kunati çfarë roli ka me statutin e ri?

Disa kritikë të zgjedhur dhe të nxjerrë nga Edi Rama si shpëtim për Lulzim Bashën sot kanë dalë në media duke sjellë edhe disa propozime për ndryshme në Statitun e PD, duke e parë atë si problemin kryesor për situatën dhe katastrofën elektorale të Partisë Demokratike.

Kliko per me shume info

Në fakt të akuzosh statutin si përgjegjës dhe ta fajësosh për gjendjen politike të PD është njësoj si të thuash se fajin për kanabizimin dhe kriminalizmin e vendit e ka Kushtetuta dhe jo Edi Rama.

Por duke e vlerësuar qëndrimin e disa individëve të keq përdorur, apo minimalisht delirante në pakicë, lind edhe ndonjë pyetje duke parë kërkesat e tyre për ndryshimet për statutin e PD.

 

“Kushtetuta” e PD ishte në fuqi kur Basha shkoi në pazar me Ramën, kur listat I bëri vetë edhe pse duhet ti bënte kryesia, kur hoqi logon dhe flamurin e PD, kur hyri e kur doli nga çadra e kështu me radhë. Statuti ekzistonte por ai shkelej nga Lulzim Basha pa ndalim. Shpesh “kritikët” e Rilindur të Lulit kanë akuzuar familjarët e tij, kunatin, bashkëshorten, vjehrrin etj. si personat që kanë udhëhequr Bashën në çdo hap politik dhe ata janë përgjegjës për katastrofën elektorale të PD.

A e kanë saksionuar këta “kritikët” e Rilindur në statut rolin e kunatit, gruas dhe vjehrrit në PD?
Kush është garancia statutore se ata nuk do e keqpërdorin Lulin?
Këto propozimet e reja si e zgjidhin shitjen e kandidatëve në lista nga familja?
Po tenderat dhe pazaret me Veliajn dhe ndërtimet si i zgjidhin këta propozuesit?

Deri në përgjigjen e tyre ngelet në fuqi statuti i vjetër bashkë me funksionet e tij të pashkruara për kunatin, vjehrrin apo gruan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.