Dimër i ftohtë në familjen Gega, varfëria ku jeton 54 vjeçari s’ka kufinj

Raste që tregojnë skamjen dhe varfërinë në familjet shqiptare po denoncohen çdo ditë e më shumë.

Kliko per me shume info

Jemi në muajin nëntor, dhe i ftohti i ashpër ka filluar të ndjehet çdo ditë e më shumë.

Por më shumë ndihet tek këto familje, mbi të cilat vëmendja dhe kontributi nga shteti dhe aktorë të ndryshëm të shoqërisë duhet të jetë maksimale.

LEXO EDHE:  Kuksianët PARALAJMËROJNË protestë të fuqishme! Ja çfarë pritet të ndodhë SOT

Por fatkeqësisht siç shihet mungon.

Kolë Gega po e ndjen dimrin më shumë se çdokush. Ai është 54 vjeç dhe jeton në fshatin Lumardh të Fushë-Arrëzit, në kushte të mjerueshme. Kola ka nevojë për ndihmën tonë dhe ky apel fillimisht është bërë nga gazetari Armir Mehaj. Mund ta ndihmoni me për ushqime, veshmbathje, apo me çfarë mundeni. Këto foto të bëra në banesën e tij s’kanë nevojë për fjalë për të përshkruar situatën.

LEXO EDHE:  Qytetari: Më dhunuan 4 veta, janë akoma të lirë. Shefi i komisariatit: Atë ditë ishim pushim

Armir Mehaj krahas fotove shkruan:“Dimri sjell vështirësi më shumë se për askënd, për të varfrit në Veri të Shqipërisë. Një prej tyre ështe dhe 54 vjeçari, Kolë Gega në fshatin Lumardh të Fushë-Arrëzit. Edhe një herë tjetër na duhet të bëhemi bashkë për ushqime, veshmbathje e çar të mundemi në mënyrë që t’ja lehtësojmë Dimrin Kolës, i cili në fakt, po të funksiononte Shteti duhet të ishte në ndonjë Qendër Rehabilitimi. UNË JAM ME KOLEN, BEHU DHE TI, TI LEHTËSOJMË SFIDEN, ME TË CILEN NJË DITË MUND TË PËRBALLEMI DHE NE!”.cvdfgdfg.jpgdffg.jpgewtetert.jpg

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here