Digjet gjatë ecjes makina në Tiranë, panik tek banorët

 

Një tjetër makinë është djegur në rrugë paraditen e sotme në Tiranë. Ndjekës të faqes Opinion.al kanë raportuar për një mjet të djegur në kryqëzimin e Laprakës.

Kliko per me shume info

Siç shihet në pamje, nga makina dalin shtullunga të mëdha tymi. Ky është rasti i dytë që raportohet brenda pak orësh. Më herët një makinë fuoristradë u dogj në autostradën Tiranë-Durrës dhe sipas të dhënave të para shkak ishte një problem teknik. Policia ende nuk ka dhënë informacion zyrtar për këto dy raste.

Sakaq në video duket qartë se djegia e makinës në Laprakë ka shkaktuar edhe kaos në trafik, ku për shkak të tymit, automjetet e tjera nuk kishin fushë-pamje.

Një makinë ka marrë flakë ne ecje e siper. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës dhe sipas informacioneve paraprake ka qene nje shkendijë elektrike ne kondicioner qe ka shkaktuar flaket. Mjeti tip Volsvagen ka qene ne ecje e siper kur eshte perfshire papritur ne flake.

Fatmiresisht drejtuesi i mjetit ka mundur te zbres perpara se mjeti te perfshihej ne flake.Më datë 13.11.2017, rreth orës 08:35, në autostradën Tiranë- Durrës, sa kalon Mbikalimin e Sukthit një mjet tip Fuoristradë me targa AA 856 AN ka marrë flakë në pjesë e përparme.

Mjeti ka qenë në lëvizje. Nuk ka pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë një defekt teknik në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.