Digjet furgoni në Korçë/ Dyshohet se ishte e qëllimshme

Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Korçë.

Policia e këtij qyteti bën të ditur se mëngjesin e sotëm në lagjen nr 4 ka marrë flakë një mjet furgon tip ”Benz”, me targa AA 729 BL, në pronësi të shtetasit B.Ll, 32 vjeç, banues në Korçë.

Kliko per me shume info

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, si edhe zjarrfikësja për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Mjeti ka marrë flakë si pasojë e një vatre zjarri që është konstatuar në brendësi të tij, e cila ka shkaktuar edhe djegien e plotë.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e sakte të shkakut të rënies së zjarrit, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here