Dibër/ Vidhnin naftë, arrestohen dy vëllezërit

Dibër -Vodhën naftë në depozitën e antenës së një kompanie celulare, arrestohen në flagrancë dy vëllezërit.

Gjatë ditës së djeshme efektivët e Komisariatit të Policisë Dibër, kanë marrë njoftim se dy persona po tentonin të vidhnin antenën e një kompanie celulare.

Kliko per me shume info

Menjëherë është organizuar puna ku falë veprimeve të shpejta u arrestuan në flagrancë shtetasit :

Edison Muça, 23 vjeç, banues në fshatin Kandër, Dibër

Rafael Muça, 28 vjeç, banues në fshatin Kandër, Dibër. (vëllezër)

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë nga efektivët e Komisariatit të Policisë Dibër, duke vjedhur naftë në depozitën e antenës së një Kompanie të Lëvizëshme Celulare, në fshatin Sinë, Arras.

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar:

-Një automjet tip “Kamionçinë”,
-5 (pesë) bidona të mbushur me naftë
-sende të ndryshme që janë përdorur nga autorët si levë, çelës, tuba plastikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së parë Dibër për veprën penale “Vjedhje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.