Dhunoi seksualisht nusen e djalit, arrestohet pas 4 vitesh vjehrri

Aktualitet

Policia e Devollit ka arrestuar një 48-vjeçar pasi akuzohet për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”.

Shtetasi Gjergji Begolli, banues në njësinë administrative Miras, rezultonte person në kërkim, pasi ishte dënuar me 5 vite burg për një ngjarje të ndodhur në vitin 2013.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim penal nr 127 datë 27.02.2017, lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vite burg për veprën penale: “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga neni 101/1 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndalimi i tij lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 09.11.2013, ku ky shtetas ka kryer veprën e mësipërme me shtetasen e mitur K.Gj, nusen e djalit të tij.

ME TE LEXUARAT