Dhunoi me mjete të forta xhaxhain, arrestohet 22-vjeçari i droguar

Kliko per me shume info

Një i ri është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi akuzohet se ka goditur me mjete të forta xhaxhain e tij.

Mësohet se 22 vjeçari ka qenë përdorues droge.
Sipas burimeve i arrestuari është shtetasi Greit Çollaku, 22 vjeç banues në Durrës. I riu durrsak, në lagjen Nr. 4, për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta shtetasin I. Ç. (xhaxhain) 42 vjeç, banues në Durrës. Fatmirësisht aty pranë ka rastisur një patrullë policie, e cila ka bëre të mundur arrestimin e të riut.

Kliko per me shume info

Burime nga grupi hetimor thanë se shkak për dhunën e ushtruar të nipit kundrejt xhaxhait është bëre refuzimi i këtij të fundit për ti dhënë para 22-vjecarit. Tashmë i riu do të përballet me akuzën e veprës penale “dhunë në familje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.