Dhunë në stadiumin e Laçit, tifozi i mbuluar në gjak

Sport

Rikthehet dhuna në stadiumet shqiptare. Përfundimi i ndeshjes së futbollit e luajtur të shtunën mes Laçit dhe Kukësit me fitoren e verilindorëve u shoqërua me dhunë nga ana e dy tifozërive.

Ndeshja solli tension dhe përplasje jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në shkallët e stadiumit. Tifozët e Kukësit, të cilët kishin udhëtuar për të ndjekur skuadrën e tyre, pas përfundimit të takimit u sulmuan me gurë dhe sende të forta nga tifozët kurbinas.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Emisioni sportiv “Fair Play” në News24 publikoi pamjet e rënda të dhunës në stadium dhe momentet kur tifozët kurbinas sulmojnë nga jashtë stadiumit tifozët kuksianë. Në video shfaqen breshëritë e gurëve që vinin nga jashtë stadiumit.

https://www.youtube.com/watch?v=FvHfkbLUmWs

ME TE LEXUARAT