Dhunë në futbollin shqiptar/ Grushta dhe shkelma mes futbollistëve

Kliko per me shume info

Dhuna në futbollin shqiptar nuk ka munguar as në këtë fundjavë.

Kliko per me shume info

Në ndeshjen e Kategorisë së Parë, Erzeni-Vllaznia B, lojtarët miq janë dhunuar nga vendasit.

Sipas trajneri Kraja, disa lojtarë u goditën me grushta, madje u rrëzuan dhe në fushë nga goditja.

“Është e vërtetë që ka pasur përleshje pas ndeshjes me Erzenin. Siç duket lojtarët dhe tifozët e ekipit vendas nuk e pranuan humbjen ndaj ekipit tonë. Sapo përfundoj takimi pati përplasje mes lojtarëve. Dua të theksoj se dy lojtarët e ekipit tonë, Suad Bega dhe Mario Kola janë goditur me grushta nga lojtarët vendas dhe kanë rënë përtokë. Ky nuk është futboll. Është turp që ndodh një gjë e tillë, FSHF duhet të marrë masa ndaj këtyrë fenomeneve. Përveç goditjes nga lojtarët, ka pasur ndërhyrje në fushë edhe nga tifozët që kanë tentuar të godasin lojtarët tanë. Nga ana tjetër, forcat e policisë ishin të pafuqishme për të reaguar dhe se di pse. Kemi qëndruar për disa minuta të mbyllur në dhomat e zhveshjes”, tha trajneri i shkodranëve Ervis Kraja, për “Shkodra.news”

Ndeshja Erzeni-Vllaznia B, përfundoi me rezultatin 1-3.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.