I dhunuan për t’i grabitur, i moshuari në gjendje të rëndë, niset me urgjencë drejt Tiranës

77-vjeçari i cili u dhunua dhe grabit bashkë me bashkëshorten e tij gjatë ditës së djeshme është në gjendje të rëndë shëndetësore.

77-vjecari me iniciale M.E është dërguar me urgjencë nga Durrësi në spitalin e Traumës në Tiranë.

Kliko per me shume info

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Shkallnur, ku 3 autorët e maskuar dhe të armatosur pasi lidhën dhe dhunuan bashkëshortët M.E. 77 vjeç e Sh.E. 69 vjeçe kanë marrë një sasi lekësh dhe janë larguar.

LEXO EDHE:  Punëdhënësi më i madh gjerman kërkon punëtorë, nëse plotësoni dy kushtet paguheni 30 mijë euro

NJOFTIMI I POLICISE:

“Në datë 20.11.2017, rreth orës 03:00 në Shkallnur 3 persona me kapuç kanë vjedhur me dhunë banesën e shtetasit M.E. 77 vjeç. Autorët kanë lidhur shtetasit M.E. dhe SH.E. 69 vjeçe (bashkëshortë) dhe kanë marrë një sasi parash rreth 100 000 lekë.
Shtetasi M.E. ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivet e Policisë, të cilët kanë shoqëruar disa persona. Veprimet hetimore po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve”, deklaron policia.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here