Dhomat e femijeve, “banke” per leket e gjyqtarit Shkelqim Miri

Aktualitet

Gjyqtari i rrethir Gjyqësor të Apelit në Tiranës, Shkëlqim Muri ka qenë në hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda prej të paktën 6 muajsh, ku pas përgjimeve rezultoi se ai kishte marrë shumën e 30 mijë eurove për të lënë në fuqi vendimin që linte të lirë një të dënuar për vrasje pas akuzës për plagosje të rëndë me qëllim. Policia e bindur se ai fshihte shuma të mëdha parash në banesën e tij ka kryer disa kontrolle të cilat janë kundërshtuar vazhdimisht nga familjarët e gjyqtarit, në shtëpinë e të cilit janë gjetur rreth 300 milion lekë. Respektivisht atij i janë sekuestruar 174.810 mijë euro 1 milion e 149 mijë lek dhe 1000 dollarë. Sipas burimeve të informacionit të “BalkanWeb” nga grupi që kreu kontrollin paratë janë gjetur të fshehura në dhomën e gjumit të fëmijëve të gjyqtarit të futura si shtresë në mes të rrobave të tyre.

ME TE LEXUARAT