Dezertimi i komandove, ish-minsitri përplaset me Bazon: Keni nëpërkëmbur dinjitetin e ushtarakëve

I ftuar në “Top Story” me Sokol Ballën në ‘Top Channel” ish ministri Demiraj është përplasur me ish shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, Jeronim Baze për dezertimin e katër komandove në Angli.

Demiraj ka akuzuar ish-ministren Kodheli dhe Bazen se ata kanë nëpërkëmbur dinjitetin e ushtarakëve duke hequr nga puna njerëzit me eksperiencë dhe të aftë.

Kliko per me shume info

“Në 27 vjet demokraci Forcat e Armatosura u lanë jashtë dore nga politika, por nga Mimi Kodheli dhe Jeronim Baze janë bërë disa akte të papranueshme. Kodheli dhe Baze kanë nëpërkëmbur dinjitetin e ushtarakëve, kanë hequr njerëzit më të aftë dhe me më shumë dinjitet dhe me më shumë eksperiencë nga puna”, tha Demiraj.

Po ashtu Demiraj e ka quajtur dezertimin e katër komandove si një akt të rëndë turpi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here