Deti nxjerr në breg pakot me kanabis nga Shqipëria

Policia italiane në Vernole kanë gjetur pako me drogë që dyshohet se u kanë rënë trafikantëve gjatë trafikut nga brigjet shqiptare.

Gjatë bregut të Adriatikut, dy pako me kanabis u gjetën pothuajse në breg të detit. Pako ishin të lidhura dhe të mbështjella mirë. Brenda tyre kishte në total 48 kilogramë marijuanë.

Kliko per me shume info

Droga u sekuestrua nga policia italiane.

Këta të fundit dyshojnë se pakot me kanabis janë braktisur nga trafikantët ose u kanë humbur në det gjatë transportit nga brigjet e afërta të Shqipërisë drejt jugut të Italisë.

Autoritetet kanë nisur një hetim në lidhje më këtë ngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.