Detajet/ U plagos me armë zjarri, i riu në Shkodër debatoi me autorin para ngjarjes

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës ku një 20-vjeçar u plagos me armë zjarri. Mësohet se Hermes Beqiri vetëm pak çaste para plagosjes, ka pasur një debat me autorin e atentatit.

Më pas ai është qëlluar nga jashtë lokalit ku ishte ulur.
Nuk bëhen të dituara shkaqet e sherrit që mund të kenë çuar deri në këtë përplasje me armë që për fat të mirë nuk rezultoi fatale.

Kliko per me shume info

Ndërkohë nga spitali i Shkodrës mësohet se i riu po mbahet nën një kujdes të veçantë dhe gjendja e tij vijon të jetë e rëndë.
Sa i përket autorit, policia ende nuk ka bërë dot të mundur identifikimin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here