Detaje të reja për vrasjen e Migenës, brenda shtëpisë pati përleshje

Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga ngjarja që tronditi Italinë mëngjesin e sotëm. Migena Kellezi u ther me thikë nga bashkëshorti i saj Dritan Sulollari, ku si pasojë gjeti vdekjen.

Mësohet se çifti ka patur një përleshje përpara se të ndodhte ngjarja e rëndë, pasi burri është shoqeruar në spital fillimisht për të marrë mjekim nga plagët që kishte në trup. Në shtëpinë e çiftit ndodhej edhe djali i tyre 8-vjeçar i cili ka dëgjuar të gjithë debatin.

Kliko per me shume info

Sulollari kishte disa muaj i papunë, dhe tashmë është vënë në pranga. Ende mbeten mister arsyet që e çuan drejt vrasjes së bashkëshortes, ndërsa pritet që ai të merret në pyetje pasditen e sotme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here