Detaje të reja nga zhdukja e avokatit Besnik Muço në Itali

Aktualitet

Trupi i pajetë i gjetur pak ditë më parë në brigjet italiane, me shumë gjasa nuk i përket avokatit të zhdukur shqiptar Besnik Muço.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Muço u zhduk 11 ditë më parë teksa ishte nisur me traget drejt Italisë, por nuk zbriti kurrë prej andej.

Por prokurorët që po hetojnë zhdukjen e tij kanë thënë se kufoma pa kokë e gjetur në brigjet italiane ka një protezë në këmbë, ndërsa avokati Besnik Muço nuk e kishte një të tillë.

Ky detaj ngjall shpresën se Muço mund të jetë gjallë, ndërsa nuk përjashtohet as pista e pengmarrjes.

ME TE LEXUARAT