Detaje të reja/ Mediat italiane: Trupi i pajetë në Leçe, mund të mos jetë i avokatit shqiptar

Trupi i pajetë i gjetur në brigjet e Leçes mund të mos t’i përkasë avokatit Besnik Muço, i cili rezulton i zhdukur që prej 2 nëntor. “Leçeprima.it” shkruan se trupi i pajetë, të cilit i mungonte koka, u gjet mes 6 dhe 7 nëntorit në ujërat e Castro si dhe një protezë çeliku në këmbën e djathtë.

Por këto fakte, bindën edhe më shumë familjarët e Muços që të besonin se trupi i pajetë mos t’i përkiste 54-vjeçarit, pasi Besniku nuk kishte protezë. Ndërkohë, trupi që u gjet dyshohet se ka pasur më shumë kohë në det. Ndonëse ende analizat e ADN-së nuk kanë dalë, “Leçeprima.it” shkruan se policia ka dyshime që trupi i pajetë mund të jetë ndonjë skafisti, duke e lidhur dhe me një sasi të sekuestruar droge në këtë zonë pak kohë më parë.

Kliko per me shume info

Në bazë të hetimeve të Prokurorisë në Macerata dhe asaj të Tiranës, 54-vjeçari ka hipur në 2 nëntor në tragetin nga Durrësit drejt Barit, ndërkohë që në orën 23:00 celulari i tij dilte i fikur.
Kur trageti arriti në portin e Pulias, nuk kishte asnjë gjurmë të Muços. Policia gjatë kontrollit gjeti një qese me disa rroba, bileta, karta shëndetësore dhe dokumente të tjera që i përkisnin Muços.
Prokuroria e Tiranës po heton për rrëmbim personi pas denoncimit të vëllait të të zhdukurit. Gjatë trazirave të marsit të vitit 1997, prokurori, gruaja dhe djali i tij kishte ikur në Itali dhe u vendos në Macerata, ku ata u pritën si refugjatë politikë në sajë të punës së bërë në Shqipëri. /balkanëeb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.