Detaje/ Atenati në Tiranë, 30 vjeçari i plagosur i njohur për policinë

Detaje nga plagosja e 30 vjeçarit në zonën e Astirit në Tiranë.

Kliko per me shume info

Në rrugën “Teodor Keko” ka ndodhur një konflikt mes tre personave. Dyshohet se dy shtetas kanë goditur me sende të forta një tjetër duke i thyer edhe xhamin e makinës. I dëmtuari, në largim e sipër, hipi në makinë dhe qëlloi me armë zjarri 30 vjeçarin, Gentian Rrahmani i cili ka marrë një plumb në trup

I plagosuri Rrahmani, jashtë rrezikut për jetën, njihet si një personazh problematik për policinë, i shoqëruar disa herë në komisariat. Pritet që policia të zbardhë shkaqet e ngjarjes në orët në vazhdim.

Informacion paraprak i policisë.

Më datë 16.11.2017, rreth orës 12:35, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Teodor Keko”, është plagosur një shtetas me armë zjarri.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbëritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën “Teodor Keko” fillimisht ka ndodhur një konflikt, ku dyshohet se dy shtetas kanë goditur me sende të forta një tjetër dhe me pas i ka thyer xhamin e mjetit me sende të forta.

Shtetasi i dëmtuar me sende të forta pasi ka hipur në mjet, në largim e sipër ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Gentian Rrahmani, 30 vjeç, lindur ne Kukes e banues ne Tirane, i cili është plagosur.

Shtetasi i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e Policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij. Ndërkohë grupi hetimor vijon punen per sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here