Deputeti publikon letrën: Gruaja e Bashës lidhje farefisnore me Habilajt, ja si i ka ndihmuar!

Deputeti i PS për qarkun e Vlorës, Fate Velaj ka bërë një deklaratë të fortë sot nga Kuvendi ku ka thënë se gruaja e liderit të PD, Lulzim Basha ka lidhje farefisnore me Habilajt.

Në një kohë kur çështja e Habilajve ka nxjerrë kaq diskutime edhe sepse kanë rezulutuar kushërinj të ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, Velaj thotë se PD i ka ndihmuar Habilajt që në kohën e Piramidave të famshme me anë të piramidës “Alimuça”.

Kliko per me shume info

Ai thotë gjithashtu Bashës duke cituar letrën e banorëve të zonës, se para se të flaësë për Habilajt të konsultohet me kunatin e tij të famshëm dhe vjerrën e tij. Velaj, teksa citon letrën, tha se gruaja e Bashës është kurshurirë e një personi me mbiemrin Alimuça dhe që është edhe kurshëri i Habilajve. Banorët i thonë Bashës “Mos u nxito para se të japësh përgjigje sepse mund të përdoret në hetimin të cilin jemi të sigurtë se do të thellohet”.

Por letra vazhdon më tej me të reja të tjera. Sipas letrës së lexuar nga Velaj, “Basha duhet të pyesë vjerrën e tij se çfarë e lidh nënën e saj me fisin Habilaj? . Pyete pak edhe vjerrin tënd si i njëh Habilajt dhe Alimuçajt e Vlorës?. Pyetet pak kunatin se kush ishin të fortët që I dolën në krah, teksa ndërtohej hoteli në det? “

Me tej në letrën e lexuar nga Velaj në Kuvend, qytetarët shprehen se ”Basha i njihte Habilajt qëkur ishte ministër i brendshëm dhe ata e bridhnin detin ngarkuar sikur ta kishin të babait. Çpati Zagani që përmendi një qokë të policisë së Durrësit për ta kur ti ishe në pushtet Lulzim?, vazhdon letra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here