Deputeti socialist zbulon arsyen pse Basha hoqi senatorët e PD dhe vendosi biznesmenë në lista

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas lajmit mbi shpenzimet kolosale të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të lobuar tek personalitete të larta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që të mund të zhvillonte takime me to.

Me anë të një komenti të tij, Braçe zbulon arsyen se përse Lulzim Basha, hoqi nga lista ish-ministra dhe personalitete me kontribut ndër vite në Partinë Demokratike, për t’i zëvendësuar me biznesmenë. Sipas tij, të mëparshmit nuk do të paguanin për të dhe takimet e tij, e kësisoj i zëvendësoi me biznesmenë të kamur.

Kliko per me shume info

“Rregulli i perjashtimit e ben te tille, Lulzim Basha perzuri nga lista e PD nje sere ish- ministrash te dyshuar se ne vite e kane bere kete, pra ata perjashtohen vetiu.

Ata as qe e conin ne mend te paguanin per te.

Por perfshiu ne liste dhe nje sere biznesmenesh thuajse te panjohur, por mjaftueshmerisht te kamur.

Njeri prej tyre, ne 8 vite ka deklaruar nje fitim prej 34 milion dollaresh. I deklaruari po them.”, – shkruan Braçe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here