Pasanikët e Kuvendit/ Deputeti i PD-së me apartament me vlerë 1.9 mln euro në Milano

Zbardhet pasuria e deputetit te ri demokrat Agron Shehaj, dale nga zgjedhjet e fundit parlamentare ne vend, i zgjedhuri i demokrateve ne Vlore.

Ai ka një pasuri prej dhjetëra miliona euro, rrjedhojë e aktivitetit në fushën e biznesit.

Kliko per me shume info

Deputeti demokrat deklaron një apartament në Milano, me sipërfaqe 204 m2, me vlerë 1 905 000 euro. Shehaj deklaron të drejta të arkëtueshme vetëm në shoqërinë Sestante Holding srl, me vlerë mbi 17 milionë euro.

Shqiptarja.com shkruan sot se si burim, deputeti referon shitjen e aksioneve në disa kompani me vlerë mbi 11 milionë euro.

Referuar deklaratës së pasurisë së administruar nga ILDKP, Shehaj deklaron gjithashtu një kthim borxhi familjar në vlerën 340 mijë euro si dhe shlyerje të pjesshme e vlerës së kontratës së shitjes së kuotave në disa shoqëri në vlerat 1 milion euro, 65 mijë euro, 70 mijë euro, 284 mijë euro, 300 mijë euro, 400 mijë euro si dhe një detyrim ndaj shoqërisë Intercom Data Service, në vlerën 1 490 000 euro.

Deputeti Agron Shehaj deklaron edhe një apartament banimi në Tiranë, me sipërfaqe 106 m2, me vlerë 125 mijë euro. Shehaj dhe bashkëshortja e tij Enida Shehaj deklarojnë gjithashtu edhe paga nga kompanitë, ku deputeti është administrator apo drejtor ekzekutiv.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here