Deputeti i PS Andrea Marto: Nuk kemi sjellë ndryshimin që pritej

Nga foltorja e parlamentiti, ku po vazhdojnë diskutimet për projekt-buxhetin e vitit 2018, deputeti i Partisë Socialise, Andrea Marto ka thënë se shumica e problemeve në bujqësi janë të trashëguara nga e kaluara, ndërsa pranoi se mazhoranca nuk ka sjellë ndryshimin që pritej.

Kliko per me shume info

“Këto probleme kanë rrjedhur për shkak të qeverisjeve të kaluara. Por duhet pranuar se vitet e fundit nuk ka pasur administrim të përgjegjshëm dhe nuk kemi bërë atë ndryshim që pritej.

Çdo problem nuk duhet anatemuar, por duhet që çdo propozim nga mazhoranca, të mbështetet dhe jo vetëm të nxihet. Acarimimi i situatës dëmton Shqipërinë dhe jo vetëm mazhorancën. Unë nuk pres që opozita ta votoj buxhetin, por pres që opozita të ofrojë një alternative të arsyeshme”, tha Marto.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.