Deputeti heq dorë nga mandati, ja kush e zëvëndëson Bujar Muçon në Parlament

Elena Xhina është e treta në listën e PDIU-së në Elbasan. Më dorëheqjen e deputetit të kësaj partie në qark, Bujar Muça ditën e sotme, avokatja 40-vjeçare mund të ulet për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë.

Por kush është Elena Xhina?

Kliko per me shume info

Ajo është aktualisht nënkryetare e Këshillit të Qarkut Elbasan. Xhina është me profesion avokate. Ajo jep mësim në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Nga marsi 2001 deri në janar 2006, Elena Xhina ka punuar si Sekretare seance në Gykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

40-vjeçarja është e martuar dhe nënë e tre vajzave.

Më parë ajo ka qenë në radhët e LSI-së si Anëtare e Këshillit të Qarkut nga kjo forcë. Në zgjedhjet parlamentare të qershorit ajo kaloi tek PDIU, duke u renditur e treta në listën e kandidatëve për deputetë, pas Aqif Rakipit dhe Bujar Muçës.

LISTA E PDIU NË ELBASAN:
Aqif Rakipi
Bujar Muça
Elena Xhina
Dritan Bici

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.