Denoncimi/ “Zv.Ministrja Gjebrea ka udhëtuar disa herë në makinën e Habilajve”

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, nga selia e PD-së ka deklaruar se deputetja socialiste, Elona Gjebrea, ka udhëtuar më shumë se njëherë në makinën e Habilajve.

Nga foltorja e selisë blu, Çupi i ka kërkuar deputetes socialiste t’u përgjigjet disa pyetjeve, pasi Gjebrea ka disa ditë që shmang pyetjen e thjeshtë, nëse ka udhëtuar në Greqi me makinën e vëllezërve Habilaj.

Kliko per me shume info

Pse udhëtoi privatisht për në Greqi?
Pse në këto udhëtime nuk mori makinën dhe shoferin e saj?
Pse nuk udhëtoi qoftë edhe me makinën e saj private?
Pse zgjodhi të udhëtojë me makinën e Habilajve?
A është takuar ndonjëherë me Habilajt?
Nëse po, përse është takuar?
Si Koordinatore Kombëtare Kundër Trafikimit a ka qenë ajo e informuar për trafikun masiv të drogës dhe të armëve nga Shqipëria në Itali dhe Greqi?
Cilët drejtues të lartë të shtetit ka informuar?
Çfarë masash ka marrë ajo për këtë gjë?
A ndjen kjo përfaqësuese e popullit ndonjë përgjegjësi morale dhe politike për lulëzimin e krimit dhe të drogës në Shqipëri gjatë katër viteve që ajo ishte numër 2 i Ministrisë së Brendshme?
Gjithashtu deputetja e PD-së, i ka kërkuar Gjebreas t’i kërkojë falje popullit shqiptar dhe të bashkëpunojë me drejtësinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.