Denoncimi/ Të sëmurët tumoralë në rrezik, pajisja nuk funksionon

Deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka denoncuar situatën e krijuar në QSUT përsa i takon trajtimit me radioterapi të të sëmurëve tumoralë. Shehu shkruan në rrjetet sociale se akseleratori linear i vetëm që është aty nuk funksionon dhe askush nuk e di se kur mund të zgjidhet difekti.

Kliko per me shume info

“Edhe pajisja e vjetër e kobaltit, që normalisht ka indikacione shumë të kufizuara tashmë, ka probleme.

Ndërprerja qoftë edhe e përkohshme e këtij trajtimi mund të jetë me pasoja të rënda për të sëmurët.

Kjo është një nga arsyet pse gjithmonë akseleratorët lineare vendosën në cift.

Ndërsa aty të sëmurëve u thuhet të presin….!

Në këto kushte duhen vendime të shpejta nga drejtuesit e institucionit:

1-Të sëmurët duhen trajtuar nga akseleratori i neurologjisë që aktualisht punon, jo larg neurologjisë.

2-Ose të trajtohen në spitalin privat që zotëron një çift të tillë akseleratorësh, me të gjitha shpenzimet të përballuara nga QSUT.

Në rast të kundërt rrezikohet ecuria e këtyre pacientëve seriozisht gjë që do të kërkojë përgjegjësitë”, shkruan Shehu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here