Denoncimi/ “Publikohet dokumenti, 863 mijë eurot ishin të Saimir Tahirit”

Ndërsa vijon të jetë ende e nxehtë çështja Sota-Tahiri, Partia Demokratike ka bërë publike prova që tregojnë se shuma e lartë e parave të gjetura në makinën e biznesmenit 25 vjeçar Orest Sota, ishin të ish Ministrit të Brendëshëm, Saimir Tahiri.

Deputeti Enkelejd Alibeaj, përmes një dalje për mediat nga selia demokrate, nxori një dokument që sipas tij vërteton se biznesmeni Orest Sota nuk kishte mundësi të bënte biznes me Kurum.

Kliko per me shume info

Sipas tij, 863 mijë eurot e gjetura në makinë Sotës bashkë me patentat vërtetojnë edhe njëherë akuzuat e ngritura nga opozita edhe më herët, se paratë i takonin ish-ministrit Tahiri.

Alibeaj tha se dispononte një dokument gjykate që i përket qershorit 2016-të, sipas të cilit Jusuf Kurum e kishte të ndaluar si transaksionin cash ashtu edhe nëpërmjet bankës për shkak se kishte shpallur falimentin. / Lajmifundit.al

“Çdo transaksion mbi 20 mln lekë i bërë nga Kurum do ishte i pavlefshëm. Pra Orest Sota e kishte të pamundur të bënte biznes me Kurum. Versioni se do blinte hekur është mashtrim”,- tha Alibeaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.